I kërkoi gruas të largohej nga shtëpia, më pas e kapi për fyti –

0%

Një konflikt mes një çifti në fshatin Pojatë të Ferizajt ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin për 48 orë të një 31-vjeçari, pasi bashkëshortja e tij ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar, mëson Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës , ndërsa i dyshuari është Sh. rreth N. 31-vjeçar dhe viktima E.N.rreth 26 -vjeçare Sipas deklaratës së 26-vjeçares, mosmarrëveshja kishte nisur pasi bashkëshorti i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia. Kur ajo kishte refuzuar, situata dyshohet se kishte eskaluar në dhunë fizike.

Viktima ka deklaruar se bashkëshorti e kishte kapur për krahu, më pas për fyti, e kishte goditur në ballë dhe disa herë me duar. Ajo ka raportuar gërvishtje në krah dhe dhimbje në qafë, ballë e kraharor. Por ajo që e bën rastin edhe më serioz është pretendimi i saj se gjatë konfliktit është kërcënuar edhe me vrasje, duke deklaruar para Policisë se ndihet e rrezikuar nga bashkëshorti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në anën tjetër, gjatë intervistimit në Polici, i dyshuari ka pranuar se konflikti kishte kaluar në kontakt fizik. Sipas informacioneve që ka Sinjali, ai ka deklaruar se kishte humbur durimin dhe e kishte kapur bashkëshorten për krahu, duke i shkaktuar gërvishtje.

Po ashtu, ka pranuar se e kishte kapur për fyti dhe e kishte shtyrë, ndërsa ka deklaruar se lëndimi në kokë mund t’i jetë shkaktuar gjatë shtyrjes. Pas intervistimit të palëve është konsultuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet për “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Dhunë në familje”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, 31-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com