Nga e hëna ndryshon lokacioni për tërheqjen e dokumenteve të

0%

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët se nga e hëna, 17 gusht, do të ndryshojë lokacioni i zyrës për pranimin e vendimeve për fitim, rifitim dhe humbje të shtetësisë me lirim. Sipas njoftimit, zyra e re do të funksionojë në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil, në katin e parë, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

“Ndryshimi i lokacionit është bërë me qëllim të ndarjes së kësaj zyre nga objekti i Divizionit për të Huaj dhe krijimit të hapësirave më të përshtatshme për qytetarët”, th uhet në njoftim. MPB ka shtuar edhe stafin mbështetës, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe zvogëlimin e radhëve të pritjes.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që, për shërbimet përkatëse, të shfrytëzojnë edhe mundësinë e aplikimit online përmes platformës E-Kosova

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot