Një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje më mes dy veturave në fshatin “Gracë e Vogël” në Lipjan. Siç njofton Policia e Kosovës, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Autoritetet bëjnë të ditur në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori kujdestar i shtetit. Me vendimin e këtij të fundit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se ka ndodhur një aksidenti trafiku midis dy veturave ku për pasojë një mashkull kosovar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona tjerë një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore dhe ekipit mjekësor ka dalë edhe prokurori kujdestar me vendim të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më .
