Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me arrestimet e fundit nën dyshimet për spiunazh, duke thënë se këto raste po nxjerrin në pah një rrjet të gjerë agjenturor. Islami ka deklaruar se procesi pritet të vazhdojë edhe me arrestime të tjera të personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar me BIA-n apo agjenci të tjera që ai i cilëson si jomiqësore.
“Arrestimet e njëpasnjëshme për spiunazh po zbulojnë një rrjet të gjerë agjenturor ”, ka thënë Islami. Sipas tij, bashkëpunimi ndërmjet Prokurorisë Speciale, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Policisë së Kosovës, i mbështetur në teknologji moderne dhe profesionalizëm, është i rëndësishëm për sigurimin e provave në këto raste.
