Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një grua ka denoncuar partnerin me të cilin bashkëjeton prej rreth dy vitesh për dhunë fizike, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është L.B. rreth 23-vjeç, ndërsa viktima L.B. rreth 35-vjeç.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, viktima ka deklaruar se mbrëmjen e 13 gushtit, rreth orës , partneri i saj dyshohet se është bërë agresiv dhe e ka goditur me grushte në pjesën e kraharorit dhe gjoksit. Ajo ka deklaruar se ky nuk ishte rasti i parë i dhunës. Sipas saj, vetëm dy ditë më parë i dyshuari e kishte goditur me grusht në syrin e majtë, duke i shkaktuar mavijosje të dukshme.
Për rastin e fundit Policinë e ka njoftuar një fqinj, ndërsa pas intervenimit palët janë shoqëruar në stacion policor. I dyshuari ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, L.B. është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor – Dhunë në familje”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
