Rrahje mes gjashtë personave në Malishevë për një pronë – njëri shtie

0%

Një mosmarrëveshje pronësore dyshohet se ka eskaluar në përleshje fizike mes gjashtë personave në fshatin Turjakë të Malishevës, ku gjatë incidentit është përdorur edhe armë, mëson Sinjali. Rasti ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës , ndërsa Policia është njoftuar se në rrugë po zhvillohej një rrahje.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në rast dyshohet se janë përfshirë L.K. 29 vjeçar, N.K. 47 vjeçar, I.K. 52 vjeçar, B.K. 55 vjeçar, B.K. 65 vjeçar dhe B.K. 35 vjeçar. Sipas informacioneve që ka Sinjali, tre prej tyre dyshohet se janë përleshur me tre të tjerët, ndërsa shkak i konfliktit besohet të jetë një kontest pronësor.

Të dyja palët pretendojnë se prona për të cilën ka shpërthyer mosmarrëveshja u takon atyre. Situata dyshohet se ka eskaluar deri në përdorimin e armës. L.K. dyshohet se ka shtënë dy herë në ajër me një pistoletë “Zoraki” 9 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe hetuesit, ndërsa gjatë ekzaminimit janë sekuestruar pistoleta, një fishek, një gëzhojë e kalibrit 9 mm dhe dy briskë. Të gjashtë personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat penale që lidhen me posedimin e paautorizuar dhe përdorimin e armës, si dhe lëndimin e lehtë trupor. Me vendim të Prokurorit, pesë prej të dyshuarve janë ndaluar për 48 orë, ndërsa B.K. (1969) është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com