Kanosje brenda familjes në Prishtinë – 51-vjeçari dyshohet se

0%

Një mosmarrëveshje familjare në Prishtinë ka eskaluar në kanosje, duke bërë që Policia të ndërhyjë dhe një person të përfundojë në ndalim, mëson Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari është G. P, 51 vjeçar, i cili dyshohet se ka kanosur vëllain dhe nënën e tij. Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 13 gushtit, rreth orës , në rrugën “Fatmir Gjata” në Prishtinë.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, rastin në Polici e ka denoncuar A.P. (1976), i cili ka deklaruar se ishte kanosur nga vëllai i tij, ndërsa cak i kanosjes dyshohet se ka qenë edhe nëna e tyre, R. P. (1952). Pas raportimit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas të dyshuarin e ka shoqëruar në Stacionin Policor.

I dyshuari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe në praninë e avokatit mbrojtës. Pas intervistimit është kontaktuar Prokurori kujdestar, i cili e ka cilësuar rastin si “Kanosje” dhe ka marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com