Një përleshje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Vushtrri, ku gjatë konfliktit mes disa personave dyshohet se është përdorur edhe sëpatë, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore, mëson Sinjali. Ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës , në rrugën “Hakif Zejnullahu”.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se të lënduar janë Naim Sokoli , 56 vjeçar, Arjet Sokoli , 24 vjeçar dhe Bamir Sokoli , 17 vjeçar Sipas informacioneve fillestare, gjatë përleshjes është përdorur një mjet i mprehtë, konkretisht sëpatë, me të cilën dyshohet se janë shkaktuar lëndimet.
Tre të lënduarit fillimisht kanë marrë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Vushtrrisë, ndërsa për shkak të gjendjes së tyre, dy prej tyre janë transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani nuk janë identifikuar. Njësitet policore janë vënë në kërkim të tyre.
Motivi që çoi në përleshje ende nuk dihet, ndërsa rasti po hetohet. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
