Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945, Gjermania e mposhtur u nda në zona pushtimi të kontrolluara nga katër fuqitë aleate fitimtare, prej të cilave u krijuan Gjermania Perëndimore dhe Gjermania Lindore. Në vitin 1949 në perëndim u themelua Republika Federale e Gjermanisë (RFGJ), kurse në lindje Republika Demokratike Gjermane (RDGJ). Tensionet mes tyre ishin të larta.
Vlerat demokratike të Perëndimit dhe ideologjia komuniste e Bashkimit Sovjetik, e cila formësoi edhe qeverinë e Gjermanisë Lindore, binin ndesh me njëra-tjetrën. 1949 – 1961 largim në Perëndim Shumë njerëz ishin të pakënaqur me situatën politike dhe ekonomike në Gjermaninë Lindore dhe prandaj në vitet e para, qindra-mijëra vetë ikën nga shteti socialist për në Perëndim.
Në maj të vitit 1952 Gjermania Lindore mbylli kufirin e sajme Gjermaninë Perëndimore duke krijuar një zonë të kufizuar me gjerësi 5 km. Prej saj arratisja në kufirin e brendshëm gjerman u bë jashtëzakonisht e vështirë. Por Berlini mbeti përjashtim. Kufiri atje ishte ende i hapur.
Shumë njerëz udhëtonin për punë ose për të vizituar familjen në të dyja drejtimet midis pjesës lindore të qytetit të kontrolluar nga sovjetikët dhe Berlinit Perëndimor, i cili kontrollohej nga Aleatët Perëndimorë. Berlini u kthye në një boshllëk ligjor që u lejoi një numri gjithnjë e më të madh njerëzish të shpëtonin drejt lirisë që shpresonin.
Deri në vitin 1961 rreth 3 milionë gjermano-lindorë kishin ikur në Perëndim, shumë prej të cilëve të rinj, për të cilët vendi kishte nevojë urgjente për të mbështetur ekonominë e tij. Në verën e vitit 1961 situata arriti në pikë kritike dhe nisin të qarkullonin fjalë për ngritjen e një kufiri me mur.
Për të zbutur situatën Walter Ulbricht, kryetar i Këshillit Shtetëror të RDGJ-së, njeriu më i fuqishëm në Gjermaninë Lindore deklaroi: “Askush nuk ka ndërmend të ndërtojë ndonjë mur.” Kjo ishte një gënjeshtër e hapur, sepse planet për ndërtimin e Murit të Berlinit ishin tashmë në proces e sipër.
Regjimi i Gjermanisë Lindore po humbiste punëtorët që i nevojiteshin dëshpërimisht për të mbajtur në funksion ekonominë e saj të planifikuar në mënyrë të centralizuar. Nata e 12-13 gushtit 1961 Mëngjesi i 13 gushtit 1961 i gjeti në befasi banorët e Berlinit. Nikita Hrushovi, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, miratoi planin për ta izoluar plotësisht Berlinin Perëndimor.
Rrugët u bllokuan. U vunë tela me gjemba. Tanket zunë pozicione. Njerëzit kërcyen nga dritaret e apartamenteve përpara se ndërtesat të izoloheshin plotësisht. Vetëm pak ditë pasi filloi ndërtimi i Murit, një grua u hodh nga një apartament në Berlinin Lindor dhe ra në trotuar në Berlinin Perëndimor. Ajo vdiq nga plagët e marra dhe ishte ndër viktimat e para të Murit të Berlinit.
Duke filluar nga viti 1963, banorëve të Berlinit Perëndimor iu lejua të bënin vizita të shkurtra në Gjermaninë Lindore. Për të parandaluar arratisjet Gjermania Lindore i zgjeroi dhe i forcoi vazhdimisht fortifikimet e saj kufitare. Një nga rastet më tragjike ishte ai i 18-vjeçarit Peter Fechter. Rojet kufitare e qëlluan teksa ai përpiqej të arrinte në Berlinin Perëndimor.
Peter Fechter vdiq nga gjakderdhja. Thirrjet e tij për ndihmë dëgjoheshin në të dyja anët e kufirit. Muri qëndroi për 28 vjet Më shumë se 5.000 vetë arritën të arratiseshin nga Berlini Lindor në Berlinin Perëndimor.
Disa gërmuan tunele, të tjerë u fshehën brenda makinave ose notuan nëpër lumin Spree, ku ishin instaluar tela me gjemba dhe më vonë barriera të rënda nënujore, për t’i ndaluar ata që përpiqeshin të kalonin kufirin.
Të paktën 140 vetë vdiqën në Murin e Berlinit dhe fortifikimet kufitare përreth, përpara se Muri të shembej më , duke i dhënë fund ndarjes midis Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore.
