Dinamo arriti të përmbys Auda në ndeshjen e dytë të Conference League, raundi i 3-të. “Blutë” fituan 4:0 në “Elbasan Arena”, ndërsa pas kualifikimit në Play-Off, foli për mediat trajneri Ilir Daja: “Në fushë, sot kishte vetëm një ekip, lojtarët e Dinamos. Është viti i dytë që ne shkojmë në Play-Off të Conference League.
Përveç kënaqësisë që shkojmë në këtë fazë, paralelisht kemi bërë mirë edhe për rritjen e koeficentit. Sekreti i Dinamos për muajt e verës? Që të shkosh në eliminatoret e Kupave të Europës, është një vit punë. Kemi bërë punë shumë të madhe. Pas përfundimit të kampionatit, nuk kemi bërë shumë pushime. Asgjë nuk vjen rastësisht. Të gjithë bashkë kemi punuar dhe sakrifikuar. Rivali i ardhshëm?
Të them të drejtën, Pafos është ekip i fortë. Ata kanë një grup të mirëndërtuar dhe me element shumë të mirë. Kështu që, do mundohemi të bëjmë më të mirën, ama duhet të jemi me këmbë në tokë. Rivali më i fortë i mundshëm në Play-Off të Conference League. Do i kërkoj edhe ekipit të japim maksimumin. Shorti na ka përballur ndaj një ekip shumë të fortë.
Mos të harrojmë, jemi ekip i rindërtuar. Megjithatë, asnjëherë nuk duhen humbur shpresat. Afrimet të reja? Kampionati është shumë pranë. Patjetër na duhen 2-3 lojtarë të tjerë që bëjnë diferencën. Meqë kam presidentin përballë, na duhen 2-3 lojtarë të tjerë”.
