Një qytetar, që deklaroi se ka punuar si mësues, iu bëri thirrje kolegëve të tij dhe nxënësve që të dalin në protestë për të larguar qeverinë e Edi Ramës. Nga sheshi “Skënderbej”, ku ka nisur grumbullimi i protestuesve, ai deklaroi se të gjithë qytetarët duhet të bëhen bashkë dhe të largojnë politikanët që ai i cilësoi si “maskarenj dhe fëlliqësira” të vendit.
“Iu bëj thirrje qytetarëve dhe kolegëve të mi që të bashkohen me protestën se është një rast të fuqishëm komunizmit, dhe maskarenjve të ndyrë, fëlliqësirave të Shqipërisë. I bëj thirrje edhe të gjithë nxënësve të mi që të bashkohen me protestën që nëse dëshirojnë një familje duhet të bashkohen këtu dhe me të gjithë Shqipërinë. Sot është fjala e Zotit.
Bashkohuni se nesër është tepër vonë.”, tha ai.
