Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të Kosovës, e zhvilluar në mënyrë elektronike më , janë miratuar disa vendime për emërim të komisioneve për pranim të kategorisë së lartë drejtuese për pozita nëpër ministri si dhe disa vendime të tjera.
Sipas njoftimit, është miratuar vendimi për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për pozitën – drejtor ekzekutiv në Agjencinë Qendrore të Prokurimit.
“Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Thesarin e Kosovës; ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë për pozitën, Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kosovare për Standardizim; ka miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, Kryeinspektor në Inspektoratin e Tregut” – thuhet në njoftim.
Po ashtu janë miratuar vendimet për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese – drejtor në: Agjencinë për Pronësi Industriale; Agjencinë për Siguri Kibernetike; Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës; Agjencinë për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Republikën e Kosovës; Agjencinë Antidoping, Agjencinë e Sportit; Agjencinë për Zhvillimin e Rinisë; Inspektoratin për Trashëgimi Kulturore dhe Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Me këtë rast janë miratuar edhe vendimet për emërimin e komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese – zëvendësdrejtor të përgjithshëm në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës; sekretar të përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë; drejtor në Inspektoratin e Ministrisë së Drejtësisë; drejtor në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas; drejtor të përgjithshëm në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Po ashtu, Qeveria ka aprovuar listën e anëtarëve potencialë të komisionit të pranimit për kategorinë e lartë drejtuese për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj dhe ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Kombëtar për Refugjatë.
Për disa nga këto pozita, KALLXO.com ka raportuar se Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike më kishte marrë vendim për pezullimin e 18 procedurave të rekrutimit të disa pozitave të larta drejtuese në institucionet qendrore të shtetit.
Qeveria ka vendosur ta shqyrtojë më tej edhe kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, për shpronësim për interes publik të pronave ish shoqërore Kombinati Industrial Bujqësor ‘’Mladost’’, të cilat janë nën menaxhimin dhe administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Zonës Ekonomike për Mërgimtarët’’ Zona Kadastrale Godanc i Poshtëm, Komuna Shtime.
Njësoj ka vendosur për shqyrtim edhe për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të cilat janë të nevojshme për realizimin e projektit “Ndërtimi i ndërtesës administrative” për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zona Kadastrale: Prishtinë, Komuna Prishtinë.
Si dhe ka miratuar aprovimin e qiradhënies në parcelat në Zonën Kadastrale Cërnillë në komunë të Ferizajt, sipas kërkesës nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kohëzgjatje deri më për nxjerrjen dhe shfrytëzimin e gurit gëlqeror.
