Trajneri i Egnatias, Nevil Dede ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit kundër Shamrock Rovers, e vlefshme për turin e tretë të Europa League. Sfida e parë në Dublin përfundoi 3-1 në favor të irlandezëve, por tekniku beson se skuadra rrogozhinase i ka të gjitha mundësitë, që të bëjë përmbysjen e madhe.
Ndeshja Egnatia-Shamrock do të luhet nesër në orën në Rrogozhinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH. “Mendoj që është një ndeshje shumë e rëndësishme, jo vetëm për ne, për klubin e Egnatias, por për të gjithë historinë e futbollit shqiptar. Kemi respekt për kundërshtarin, besimi është i madh tek ekipi. Çunat janë gati për të dhënë maksimumin nesër.
Rezultati na imponon që ne të jemi kërkues që në minutat e para. Rezultati i ndeshjes së pa në imponon, që të shënojmë patjetër shpejt. E rëndësishme është që ta interpretojmë ndeshjen sipas cilësive që kemi. Ata kanë histori më shumë sesa ne si klub, po ashtu dhe eksperiencë, por unë jam i bindur në cilësië që kemi. Nesër luajmë në shtëpi, para tifozëve tanë dhe presim më të mirën.
Ndeshjet e mëdha fitohen me karakter dhe shumë punë në fushë. Djemtë nuk më kanë zhgënjyer asnjëherë me performancën e tyre” , ka thënë mes të tjerash Dede.