“Çdo ditë një i ri mbyll valixhen dhe ikën” – Mesazhi i fortë nga

0%

Një i ri ka përcjellë një mesazh të fortë teksa mori fjalën në protestën përpara Kryeministrisë, duke thënë se rinia nuk kërkon privilegje, por një jetë me dinjitet dhe që ta ndërtojë të ardhmen e saj në Shqipëri.

Ai deklaroi se çdo ditë një i ri mbyll valixhen dhe largohet për shkak se pagat në vend nuk mjaftojnë as për një qira, ndërsa blerja e një shtëpie dhe krijimi i një familjeje është i pamundur për shkak të vështirësive. “I kërkojnë një të riu, të studiojë, të punojë dhe të jetë i ndershëm por paga nuk mjafton as për qira. Një shtëpi duket si një ëndërr.

Krijimi i familjes shtyhet vit pas viti. Më pas habiteni se të rinjtë ikin. Më e dhimbshmja nuk është avioni që ngrihet, por nëna që ngelet vetëm në shtëpi. Babai që plaket duke parë fëmijën nga telefoni. Fshati pa të rinj, qyteti pa fëmijë. Shqipëria që boshatiset. Një vend që humbet rininë, humbet të nesërmen.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prandaj ne iu kërkojmë një Shqipëri ku nuk duhet të largohesh për të jetuar me dinjitet. Rinia kërkon të ardhmen e saj ta ketë këtu. Rinia kërko revolucion. “, tha ai.

Burimi: Bota Sot