IKMT zbarkon në Karaburun, njoftimi rrufe që i shkoi pronarit të

0%

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me strukturat e Policisë, ka zhvilluar këtë të mërkurë një aksion në zonën e Shën Janit, në Karaburun, ku është konstatuar një objekt i ndërtuar pa leje. Gjatë ndërhyrjes në terren, inspektorët kanë evidentuar shkeljen dhe i kanë dorëzuar pronarit njoftimin zyrtar për prishjen e objektit.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, shembja pritet të kryhet gjatë ditës së nesërme, me mjetet dhe pajisjet e IKMT-së. Aksioni vjen në kuadër të kontrolleve që po zhvillohen për evidentimin e ndërtimeve të paligjshme, veçanërisht në zonat bregdetare dhe territoret me status të mbrojtur.

Ndërhyrjet synojnë lirimin e hapësirave nga objektet e ndërtuara në kundërshtim me legjislacionin dhe forcimin e kontrollit mbi territorin. Në terren raportohet se kanë qenë të pranishëm kryepolici Skënder Hita si dhe kreu i IKMT-së, Afrim Qëndro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot