Bisedimet Iran–SHBA për armëpushimin në ngërç, Teherani: Asnjë

0%

Irani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë arritur përparim në përpjekjet për rikthimin e marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit dhe përcaktimin e një afati për zbatimin e saj. Një zyrtar i lartë iranian ka thënë për Reuters se bisedimet po zhvillohen përmes ndërmjetësve, por deri tani nuk është arritur ndonjë rezultat konkret.

“Nuk ka pasur absolutisht asnjë përparim në këtë çështje”, ka deklaruar ai. Marrëveshja e arritur në qershor parashikonte ndërprerjen e operacioneve ushtarake dhe një periudhë 60-ditore për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë për programin bërthamor të Iranit dhe heqjen e sanksioneve amerikane.

Megjithatë, marrëveshja u shpërbë brenda pak javësh, ndërsa të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të angazhimeve. Teherani ka hedhur poshtë raportimet se palët janë pajtuar për zgjatjen e periudhës 60-ditore, duke argumentuar se, sipas tij, kjo periudhë nuk ka hyrë asnjëherë realisht në fuqi. Një tjetër pikë e fortë përplasjeje mbetet Ngushtica e Hormuzit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

SHBA-ja kërkon rihapjen e plotë të kësaj rruge strategjike detare, ndërsa Irani akuzon Uashingtonin për mosheqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane dhe moslirimin e aseteve të ngrira. Zyrtari iranian Mohsen Rezaei ka paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur nëse SHBA-ja nuk pranon kushtet e Teheranit për përfundimin e konfliktit.

Situata është tensionuar edhe më tej pas sulmeve ndaj anijeve në rajon, duke rritur shqetësimet për furnizimin global me naftë. Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një prej rrugëve më të rëndësishme energjetike në botë, ndërsa tensionet e fundit kanë ndikuar edhe në rritjen e çmimit të naftës Brent. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com