​Nis “Green Fest” në Mitrovicë, merr pjesë Albulena Haxhiu

0%

Edicioni i 16-të i festivalit “Green Fest” në Mitrovicë ka nisur këtë të mërkurë me sloganin “Reflekto – Sot, Nesër, Masnesër”. Ky edicion do të zgjasë deri më 16 gusht dhe do të trajtoj çështjen e biodiversitetit në këtë qytet e të bëhet thirrje për të reflektuar mbi mënyrën se si trajtohet ambienti, ku do të mbahen aktivitete të ndryshme, përfshirë kajak, ekspozita e koncerte.

Të pranishëm në hapjen e këtij edicioni ishin dhjetëra qytetarë, e në mesin e tyre nuk munguan as figurat politike. Ndër to ishte edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu në hyrje të këtij edicioni tha se Mitrovica para se të bëhej qytet i minatorëve, ishte edhe qytet i pikëtakimeve.

Haxhiu: Mitrovica, qytet i pikëtakimeve “Më vjen mirë që sonte jam këtu në ‘Green Fest’ pikërisht në Mitrovicë që për shumë kind njihet si qyteti i minatorëve. Por para se të bëhej qytet i minatorëve, Mitrovica ishte edhe qytet i pikëtakimeve. Këtu ku bashkohen Ibri me Sitnicën, u kryqëzuan rrugët e tregtisë dhe më vonë hekurudhat që e lidhin qytetin e Mitrovicës me shumë vende të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me themelimin e Trepçës erdhën minatorë, inxhinierë e familje nga anë të ndryshme të Kosovës por edhe me gjerë. Me vete sollën gjuhën, zakone, muzikën por edhe përvojat e tyre”, tha Haxhiu. Ndërsa drejtori i festivalit, Lulzim Hoti tha se ky slogan ishte pak provokues por që i nevojshëm.

Ky festival pëlqehet gjithherë nga masa, e ku si rrjedhojë gjithmonë ka të interesuar për të qenë të pranishëm gjatë këtyre ditëve.

Burimi: Bota Sot