E kryer, Xavi përzgjedhës i Holandës

0%

Xavi Hernandez ka arritur marrëveshje për t’u bërë përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Holandës, raporton Fabrizio Romano. Ish-trajneri i Barcelonës ka arritur një marrëveshje verbale me Federatën Holandeze të Futbollit të mërkurën, më 12 gusht, për të marrë drejtimin e “Tulipanëve”.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se marrëveshja tashmë është kompletuar dhe Xavi do ta marrë zyrtarisht detyrën. Spanjolli dëshiron që në stafin e tij të jetë edhe ish-sulmuesi i Holandës, Patrick Kluivert. 🚨🇳🇱 BREAKING: Xavi has agreed to become new Dutch national team head coach, done deal.

Agreement signed today for former Barcelona head coach. 💥 pic.twitter.com/x9QTa4u3sb — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 12, 2026 Kjo do të shënojë rikthimin e Xavit në menaxhimin e futbollit pas një pauze dyvjeçare. Ai u largua nga Barcelona në fund të sezonit 2023/24 dhe që atëherë ka qenë pa një angazhim në pankinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tashmë, Xavi do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, këtë herë në krye të një prej kombëtareve më të njohura në Evropë.

Burimi: Telegrafi