Chelsea ka vendosur çmimin e shitjes për sulmuesin Liam Delap, teksa klubet e Premier League po përgatiten të bëjnë lëvizje zyrtare për transferimin e tij. Sipas “Standard Sport”, londinezët kërkojnë rreth 58.5 milionë euro për ta lejuar largimin e përhershëm të sulmuesit, vetëm një vit pasi e transferuan nga Ipswich Town për rreth 35.1 milionë euro .
Delap nuk ka arritur të bindë gjatë sezonit të tij të parë në “Stamford Bridge”, duke shënuar vetëm dy gola në të gjitha garat . Sulmuesi ka hasur vështirësi për të fituar besimin e trajnerit të ri, Xabi Alonso, veçanërisht gjatë përgatitjeve parasezonale.
Chelsea është e gatshme të ndahet me Delapin këtë verë, në kuadër të përpjekjeve për të reduktuar numrin e madh të lojtarëve në skuadër. Nëse një klub është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar, londinezët do t’i hapin rrugë largimit të tij.
Në mesin e klubeve që kanë shfaqur interes për sulmuesin janë Everton dhe Nottingham Forest , ndërsa Evertoni shihet si një destinacion i mundshëm për 23-vjeçarin. Delap pati një sezon të vështirë në Londër dhe nuk arriti të linte gjurmë në një sezon ku Chelsea mbeti jashtë zonës së kualifikimit për garat evropiane dhe humbi ndaj Manchester Cityt në finalen e FA Cup.
Largimi i tij do të ishte pjesë e një riorganizimi më të gjerë të repartit ofensiv të Chelseat. Klubi po shqyrton edhe të ardhmen e Nicolas Jackson dhe Marc Guiu, të cilët gjithashtu kanë tërhequr interes nga klube të tjera. Ndërkohë, Chelsea po punon edhe për largimin e disa mbrojtësve, me negociatat që vazhdojnë për Benoit Badiashile dhe Axel Disasin.
Tosin Adarabioyo po ndiqet nga Benfica, ndërsa Mamadou Sarr dhe Aaron Anselmino mund të largohen në formë huazimi para mbylljes së afatit kalimtar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
