Xhemaili: Thirrja për pushkatimin e Ramush Haradinajt në Kuvend është

0%

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas thirrjes së sotme për pushkatimin e Ramush Haradinajt brenda Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një akt të pastër kriminal. Xhemaili ka thënë se kjo nuk është liri e shprehjes, por fashizëm i hapur që kërkon reagim të menjëhershëm.

Ai ka theksuar se ajo që u kërkua sot në mes të Prishtinës është e njëjtë me atë që Serbia e kërkon zyrtarisht prej tri dekadash. “Beogradi tentoi ta dënojë dhe ta thyejë Haradinajn në Tribunalin e Hagës me dosje të trilluara. Por, ai doli dy herë i pafajshëm, duke mbrojtur përfundimisht pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Sot, kjo mendësi antikombëtare guxon ta krahasojë një komandant çlirimtar me terroristin Milan Radojçiq”, ka deklaruar Xhemaili. Ai ka kritikuar ashpër edhe heshtjen e deputetëve dhe zyrtarëve të pranishëm nga partia që ka fituar zgjedhjet, duke thënë se ata lejuan këtë “linçim monstruoz” pa bërë asnjë reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kuvendi i Kosovës nuk është arenë për të mbjellë urrejtje dhe agjenda të Beogradit. Prokuroria duhet të veprojë urgjentisht!”, ka përfunduar Xhemaili.

Burimi: Telegrafi