Policia në Pejë më ka arrestuar një të dyshuar, pasi i është sekuestruar një armë “Retay”, dy gëzhoja dhe një karikator. Sipas njoftimit, Policia ishte njoftuar rreth orës se nё rrugёn ‘Brigada Adrian Krasniqi’ në Pejë, nё njё aheng ka tё shtёna me armё. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka arrestuar të dyshuarin e i ka sekuestruar armën.
“I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, apelon tek tё gjithё qytetarёt qё, gjatё organizimit tё ahengjeve dhe festimeve tё tjera, tё pёrmbahen nga pёrdorimi i armёve, Policia e Kosovёs do tё ndёrmarrё masa ndaj tё gjithё atyre qё pёrdorin armё nё menyyrё tё kundёrligjshme.” – njofton Policia. Rasti është inicuar si – armëmbajtje pa leje dhe – pёrdorimi i armёs apo mjetit tё rrezikshёm.
