Numërimi mbrapsht ka filluar, ndërsa miliona njerëz në Britani dhe pjesë të Evropës po përgatiten për eklipsin diellor më të rëndësishëm që nga viti 1999. Eklipsi i plotë ka nisur në pjesë të Islandës dhe Grenlandës, para se të zhvendoset drejt Evropës.
Në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, më shumë se 90% e Diellit do të mbulohet nga Hëna, ndërsa pjesë të Spanjës do të përjetojnë edhe një eklips të plotë, një fenomen i rrallë. Në Britani, eklipsi do të mund të shihet nga pak pas orës , sipas kohës lokale, ndërsa kulmi pritet rreth një orë më vonë.
Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet parë drejtpërdrejt Dielli pa mbrojtje të posaçme për sytë, raporton BBC.
