Aksident në qendër të Gjilanit, përplasen vetura dhe motoçikleta

0%

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në qendër të Gjilanit, tek semaforët. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Ende nuk dihet nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar. Rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen pas përfundimit të hetimeve nga Policia.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com