Pushimet në Evropë shtrenjtohen, gati 3 në 10 qytetarë nuk i

0%

Vera është periudha e pushimeve për miliona evropianë, por për një pjesë të konsiderueshme të tyre, një javë larg shtëpisë mbetet e papërballueshme. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, në vitin 2025 pothuajse 3 në 10 qytetarë të Bashkimit Evropian mbi moshën 16 vjeç nuk kishin mundësi financiare të përballonin një javë pushime larg shtëpisë.

Krahasuar me vitin 2024, kjo përqindje u rrit me 0.5 pikë përqindjeje, ndërsa në raport me një dekadë më parë ka rënë me 7.7 pikë përqindjeje. Situata është më e vështirë në Rumani, Greqi, Bullgari dhe Hungari, ku u regjistruan përqindjet më të larta të qytetarëve që nuk mund të përballonin një javë pushime. Në anën tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Luksemburg, Suedi dhe Holandë.

Ekspertët e lidhin këtë situatë me rritjen e çmimeve të akomodimit, transportit dhe ushqimit, si dhe me rënien e fuqisë blerëse. Sipas tyre, pushimet po kthehen gradualisht në një luks që nuk mund ta përballojnë të gjithë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Esther Lynch, sekretare e përgjithshme e Konfederatës Evropiane të Sindikatave, theksoi se pushimet me familjen apo miqtë janë të rëndësishme për mirëqenien fizike dhe mendore, por për shumë punëtorë ato po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u përballuar.

Shumica zgjedhin pushimet brenda vendit Të dhënat e Eurostat tregojnë gjithashtu se shumica e evropianëve që udhëtojnë preferojnë të pushojnë në vendin e tyre. Në vitin 2024, 7 në 10 udhëtime turistike të kryera nga banorët e BE-së u zhvilluan brenda vendit. Rumania kryesoi me 90% të udhëtimeve vendase, e ndjekur nga Spanja me 88%, ndërsa Franca, Portugalia dhe Greqia regjistruan nga 85%.

Në të kundërt, Luksemburgu, Belgjika dhe Malta kishin përqindjet më të larta të udhëtimeve jashtë vendit. Mesatarisht, një udhëtim brenda BE-së zgjati katër net, ndërsa udhëtimet jashtë Bashkimit Evropian zgjatën rreth tetë net.

Burimi: Telegrafi