Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka vazhduar gjatë së hënës kontrollet në markete për produktet e qumështit dhe produktet e ngjashme, pas urdhrit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për tërheqjen e tyre nga tregu. Gjatë orëve të paradites janë kryer shtatë inspektime në markete të klasave B dhe C në rajonet e Prishtinës dhe Prizrenit.
Në disa prej tyre janë gjetur produkte që përmbajnë yndyrë me bazë bimore, të cilat janë evidentuar dhe janë larguar nga raftet me urdhër të IQMT-së. Produktet e tërhequra gjatë kontrolleve janë Holla Schmand, 400 gramë , Holla Cooking Cream, 1 litër dhe Magic Krem, 800 gramë .
Në njoftimin e publikuar në Facebook. thuhet se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, bazuar në listën e zgjeruar të produkteve të identifikuara nga AUV dhe të publikuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Në listën e produkteve të kompanisë Abrazen LLC – Qumështorja Vita , të cilat duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu, janë: Schmand, 18%, 180 g Schmand, 18%, 800 g Schmand, 18%, 400 g Holla Dessert, 1 L Holla Barista, 3.8%, 1 L Graden Milk, 1 L Holla Cooking Cream, 1 L Mushroom Cream Cheese, 200 g Qumësht “My Coë”, 3.2%, 1 L Qumësht UHT “My Coë”, 3.2%, 1 L Qumësht UHT “Land”, 3.2% Djathë i bardhë 100%, 250 g Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është bërë e ditur se opinioni publik do të njoftohet në baza ditore për produktet që janë larguar nga tregu, bazuar në raportet e inspektorëve.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!