Eksperti austriak me thirrje të fortë: BE-ja të ngrijë fondet për

0%

Eksperti austriak, Gunther Fehlinger, ka bërë thirrje që të ngrihet i gjithë financimi i Bashkimit Evropian për Ukrainën, derisa Kievi ta njohë Republikën e Kosovës. “Ukraina me të drejtë kërkon nga Evropa solidaritet, sovranitet dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare. Kosova meriton të njëjtin parim”, ka shkruar në X Fehlinger.

Sipas tij, njohja e Kosovës duhet të jetë një kusht i qartë politik për vazhdimin e mbështetjes financiare të BE-së për Ukrainën. “Ukrainë, njihe Kosovën tani”, ka përfunduar Fehlinger.

Burimi: Bota Sot