Aktorja Aubrey Plaza bëhet nënë për herë të parë

0%

Aktorja amerikane, Aubrey Plaza, është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, aktori Christopher Abbott, janë bërë prindër të një vajze, e cila sipas mediave amerikane ka lindur në fund të korrikut në New York.

Plaza u fotografua në New York duke mbajtur foshnjën në krahë, pasi dyshohet se kishte marrë pjesë në shfaqjen e fundit të Abbott në Broadway, “Death of a Salesman”. aubrey plaza just released baby plaza pic.twitter.com/I7u41HVRCU — fefe ruindade mediana (@burninngdesire) August 10, 2026 Lajmi për shtatzëninë u bë publik në prill, derisa më vonë ajo u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur.

Sipas një burimi, çifti ndihet shumë i bekuar dhe shtatzënia ishte një surprizë e bukur pas një viti emocionalisht të vështirë për Plazan. Në janar 2025, aktorja humbi ish-bashkëshortin e saj, Jeff Baena, me të cilin ishte ndarë disa muaj para vdekjes së tij. Pas kësaj tragjedie familjare, Plaza foli publikisht për procesin e përballimit të dhimbjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk dihet saktësisht se kur Plaza dhe Abbott nisën lidhjen e tyre, por të dy kanë punuar më parë së bashku në filmin “Black Bear” dhe në shfaqjen “Danny and the Deep Blue Sea”.

Burimi: Telegrafi