Lionel Messi është rikthyer në vendlindjen e tij, Rosario, për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Jorge Messi, i cili ndërroi jetë në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të zgjatur. Ylli argjentinas u pa në varrezat El Prado, ku në një ceremoni private familjarët dhe të afërmit u mblodhën për të nderuar kujtimin e Jorge Messit.
Babai i Lionel Messit për vite me radhë ishte edhe përfaqësuesi i tij dhe një prej njerëzve më të rëndësishëm në rrugëtimin e futbollistit drejt majave të futbollit botëror. Një moment i dhimbshëm për kapitenin argjentinas, i cili kësaj here u shfaq larg fushës së futbollit, për t’i dhënë lamtumirën e fundit një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
