Tre raste të ndara të përdorimit të dyshuar të armëve të zjarrit janë raportuar gjatë fundjavës në rajonin e Pejës, përkatësisht në Deçan, Istog dhe Junik. Sipas Policisë së Kosovës, në të tri rastet janë arrestuar personat e dyshuar, ndërsa gjatë veprimeve policore janë sekuestruar armë zjarri, karikatorë dhe municion.
Rasti i parë është raportuar më 8 gusht, rreth orës , në një aheng në fshatin Strellc të Deçanit. “Stacioni Policor në Deçan, më datën , rreth orës , ka pranuar informacion për të shtëna me armë në një aheng, në fshatin Strellc-Deçan”, thuhet në njoftimin e Policisë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator dhe tri gëzhoja.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt. Një tjetër rast është regjistruar po më 8 gusht në Istog, rreth orës .
Sipas Policisë, zyrtarët policorë, derisa po merreshin me një rast tjetër të shkaktuar nga i dyshuari, gjatë kontrollit në çantën e tij kanë gjetur një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë të së njëjtës armë. “I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, më 9 gusht, rreth orës , Policia është njoftuar për të shtëna me armë në lagjen Goçaj të Junikut. Pas ndërhyrjes, policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe dy fishekë të së njëjtës armë.
Edhe në këtë rast, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë ahengjeve dhe festimeve të përmbahen nga përdorimi i armëve.
“Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndaj të gjithë atyre që përdorin armë në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në apel. / Telegrafi
