Një rast i të shtënave me armë zjarri, që dyshohet se kanë ardhur nga dy palë, është duke u hetuar nga Policia e Kosovës si “Vrasje në tentativë”. Rasti është raportuar të dielën rreth orës në Mitrovicë të Jugut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet që kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur disa vrima në muret e dy banesave, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga armët e zjarrit.
“Është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri, policia kanë dalur në vend e ngjarjes ku kanë vërejtur në mure të dy banesave disa vrima shpuese – që dyshohet se janë nga goditje nga armët e zjarrit dhe dyshohet që gjuajtjet kanë qenë nga dy palë”, thuhet në raport. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.
Policia ka bërë të ditur se rasti mbetet nën hetime nga njësitet relevante.
