Pronari i Auto Sallonit “Alberti”, Skënder Bajrami, është duke ndërtuar kompleksin memorial për të rënët në fshatin Dumnicë të Vushtrrisë. Kompleksi “Parku i Reflektimit”, është një hapësirë kujtimi, reflektimi dhe nderimi për jetët e atyre që ranë në Luftën e Dytë Botërore, në të cilin janë emrat e 27 burrave që sakrifikuan jetën e tyre për liri.
Por, parku nuk është ndërtuar vetëm për të ruajtur kujtimin e tyre, por edhe për të na kujtuar se paqja është një dhuratë që duhet ruajtur me përgjegjësi të përditshme. Ky është një nga projektet me rëndësi të veçantë, i cili po ndërtohet me angazhim të drejtpërdrejtë dhe me mjete vetanake, si vend kujtese dhe nderimi për dëshmorët dhe sakrificën e tyre.
Por, kjo është vetëm një nga shumë projektet që ka realizuar Bajrami. Ai është një nga sipërmarrësit, i cili ndër vite ka ndërtuar një aktivitet të gjerë biznesor dhe është shndërruar në një emër me ndikim jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.
Në Vushtrri, emri i tij lidhet edhe me zhvillimin e MBC-së, ndërsa në Dumnicë ka realizuar investime të rëndësishme, përfshirë rindërtimin e plotë të shkollës me inventarizim modern, si dhe projekte të tjera infrastrukturore. Përtej biznesit, një dimension i rëndësishëm i Skënder Bajramit mbetet humanizmi.
Ai ka ndihmuar vazhdimisht familje në nevojë, ka mbështetur persona të sëmurë, ka ndërtuar shtëpi për familje pa kushte banimi dhe ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në heshtje, pa e bërë publike. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
