Irani kërcënon të mbajë të mbyllur Hormuzin: Derisa SHBA të pranojë

0%

Një nga strukturat më të fuqishme ushtarake elitare të Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa Shtetet e Bashkuara të pranojnë të gjitha kërkesat e Teheranit.

Deklarata e Hussein Mohebit, zëdhënësit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), ishte mesazhi i fundit sfidues nga zyrtarët iranianë, teksa përpjekjet për të negociuar përfundimin e luftës, që ka nisur më shumë se pesë muaj më parë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike, po zvarriten.

Irani ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore, duke prekur kalimin e dërgesave të naftës për në tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Irani dhe Omani, ujërat territoriale të këtij të fundit ndodhen në anën jugore të ngushticës, po zhvillojnë bisedime për krijimin e një sistemi tarifimi për anijet që kalojnë nëpër të. Televizioni shtetëror iranian e citoi Mohebin më 9 gusht të ketë thënë se IRGC-ja do ta mbajë të mbyllur këtë rrugë ujore.

“Strategjia jonë aktuale është ta mbajmë të mbyllur këtë ngushticë derisa armiku të pranojë të gjitha kushtet tona”, citohet të ketë thënë ai. “Ngushtica tani është në fakt një teatër lufte për ne dhe jo thjesht një rrugë ujore”. Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit tha se nuk po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta me Uashingtonin, por vetëm përmes ndërmjetësve.

Në një intervistë për Fox News, të transmetuar më 8 gusht, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, deklaroi se synimi i Uashingtonit është “të shohë të njëjtën sasi nafte dhe gazi të dalë nga Gjiri Persik siç dilte para se të fillonte konflikti”. “Pikërisht këtë na kanë thënë iranianët se do ta bëjnë. Por, siç e dini, ne nuk u besojmë”, shtoi ai.

Burimi: Telegrafi