Carmen Electra zbulon sekretin e suksesit të “Baywatch”

0%

Aktorja dhe modelja Carmen Electra ka rikujtuar eksperiencën e saj në serialin ikonë televiziv “Baywatch”, duke folur për suksesin e produksionit dhe mënyrën se si seriali arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut pa kaluar atë që ajo e konsideron si një vijë të kuqe.

Në një intervistë për Fox News Digital, 54-vjeçarja foli për atmosferën e veçantë që e karakterizonte serialin origjinal dhe për rolin e kastit në suksesin e tij. “Është e vështirë të zëvendësosh Pamela Anderson, Yasmine Bleeth dhe të gjithë ata njerëz. Kishte një ton të caktuar. Nuk di si ta shpjegoj”, u shpreh Electra.

Carmen Electra Sipas saj, “Baywatch” krijonte një lloj fantazie televizive dhe ishte ndër serialet e para që shfaqte kaq shumë trupin e personazheve, diçka që lidhej edhe me veshjet e tyre si roje plazhi. “Ishte thjesht një fantazi dhe ndoshta ishte hera e parë në televizion që mund të shihje kaq shumë lëkurë, sepse ne vërtet luanim roje plazhi, apo jo?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kështu që mund të ishim me ato veshje të vogla”, tha ajo. Electra kujtoi gjithashtu reagimin e publikut ndaj serialit, duke theksuar se ai mund të dukej shumë provokues për kohën. “Njerëzit mund të mendonin: ‘O Zot, çfarë është kjo? Mund të shohim edhe kaq shumë?’”, tregoi ajo.

Carmen Electra Megjithatë, aktorja theksoi se, pavarësisht skenave provokuese dhe veshjeve të personazheve, seriali nuk ishte pornografik. “Dhe nuk ishte pornografi. Nuk kishte nevojë të fshiheshin diku për të gjetur një kasetë VHS. Mund ta shikoje këtë në televizion”, tha Electra.

Ajo shtoi se seriali nuk ishte vetëm argëtim, pasi shumë fansa i kishin treguar se kishin mësuar edhe gjëra të dobishme duke e ndjekur atë. “Ju gjithashtu mund të mësonit diçka. Kemi dëgjuar nga shumë njerëz, nga shumë fansa, se ata mësuan shumë duke parë serialin”, përfundoi ajo.

“Baywatch” u bë një prej serialeve televizive më të njohura të viteve ’90, ndërsa kastet dhe kostumet e tij të kuqe të rojeve të plazhit u kthyen në një simbol të kulturës pop.

Burimi: Bota Sot