Zyrtarët policorë të stacionit policor në Shtime, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë identifikuar dhe ndëshkuar dy drejtues të automjeteve për kundërvajtje të rënda në trafik. Sipas një njoftimi për media thuhet se kontrollet janë realizuar në rrugën “Skënderbeu”, ku janë evidentuar dy raste.
Në rastin e parë bëhet e ditur se F.O. (33 vjeç), shofer i një automjeti VË Caddy, me ngjyrë të bardhë dhe targa vendore, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë, në një kthesë me dukshmëri. “Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar: 200 euro gjobë, 2 pikë negative, 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq siç thuhet në njoftim edhe shoferi M.B. (37 vjeç), në të njëjten rrugë me automjetin VW Passat, me ngjyrë të hirtë dhe targa vendore, është ndëshkuar pasi ka bërë tejkalim në vijë të plotë. “Gjatë kontrollit është konstatuar gjithashtu se automjeti kishte regjistrimin e skaduar që nga .
Për këto dy kundërvajtje, ndaj drejtuesit janë shqiptuar gjithsej: 400 euro gjobë, 2 pikë negative, 3 muaj masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit”. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e plotë të dispozitave ligjore.
