A duhet dërguar foshnja njëmuajshe në plazh apo pishinë? Morina

0%

Stina e verës shpesh i shtyn familjet të kalojnë më shumë kohë jashtë, në plazhe, pishina apo ambiente të hapura. Megjithatë, kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, sidomos gjatë muajve të parë të jetës, kujdesi duhet të jetë shumë më i madh. Për këtë temë ka folur neonatologu Luan Morina, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga dhe .

I pyetur nëse rekomandohet që një foshnjë e porsalindur apo një foshnjë njëmuajshe të dërgohet në pishina apo plazhe, Morina tha se gjatë muajit të parë, e sidomos gjatë tre muajve të parë, ekspozimi ndaj këtyre ambienteve nuk rekomandohet.

“Gjatë muajit të parë, ose realisht tre muajve të parë, nuk është e rekomandueshme që foshnja të ekspozohet me këto temperatura dhe faktorë ekstremë”, tha ai. Sipas neonatologut, arsyeja kryesore lidhet me temperaturat e larta dhe me ambientet ku foshnja mund të ekspozohet ndaj faktorëve të ndryshëm të rrezikut, përfshirë viruset.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Verdhëza te foshnjat, kur është normale dhe kur duhet kontroll? Ky është shpjegimi i neonatologut “Qoftë temperaturat e larta, ose qoftë ambientet ku normalisht janë të mundshme ekspozime ndaj faktorëve të rrezikut si viruset”, shpjegoi Morina.

Ai theksoi se temperaturat e larta gjatë verës mund të jenë të dëmshme për foshnjën, pasi organizmi i saj është ende shumë i ndjeshëm dhe nuk e përballon nxehtësinë njësoj si të rriturit. “Temperatura e lartë sigurisht për foshnjën gjatë verës nuk rekomandohet që të qëndrojë, sepse shkakton telashe”, tha ai.

Morina sqaroi se nxehtësia nuk rrezikon vetëm djegien e lëkurës, por mund të shkaktojë edhe humbje të lëngjeve dhe çrregullime në organizëm. Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

Burimi: Telegrafi