Pamjet e zjarrfikësve në Mallakastër/ Berisha: Derrat e pushtetit

0%

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas publikimit të pamjeve të zjarrfikësve në Mallakastër. Në lidhje me pamjet ku forcat zjarrfikëse shiheshin duke ngrënë bukë pas neutralizimit të flakëve, Berisha shkruan se ata që rrezikuan jetën me flakët marrin ushqim bukë e djathë.

Ndërsa për pushtetarët, të cilët kryedemokrati i cilëson si derra pushtetit, ai shkruan se zhgërryhen plazheve me lukse dhe salltanete. “Përballen si heronj me zjarrin, blozën, tymin rrezikun për jetën! Si ushqim marrin bukë, djathë e domate! Kurse derrat e pushtetit zhgërryhen plazheve me lukse e salltanete! Turpi i mbuloftë” , shkruan Berisha.

Burimi: Bota Sot