Muzeu “Reporting House” po prezantohet me dy instalacione, “Eksodi ‘99” dhe “Shkolla Shtëpia” në edicionin e 16-të te festivalit “Etno Fest”, që po mbahet në Kukaj të Prishtinës. Të dy instalacionet me producente Jeta Xharrën dhe Gazmend Ejupin kurator, shpërfaqin rrëfime të ndryshme gjatë kohës së rezistencës së viteve ’90-ta në Kosovë.
Në instalacioni “Eksodi ‘99”, janë ulëset origjinal të vagonëve të trenave me të cilët forcat serbe dëbuan me shumë qindra – mijëra shqiptarë drejt Maqedonisë së Veriut. Kurse, në inatalacionin “Shkolla Shtëpia” është prezantuar një karrige stomatologjike, e përdorur nga mjekja Merita Gorani- Kuqi të cilën për gati 40 vjet në ordinancën e saj private.
Me këtë karrige në ordinancën e saj, stomatologia Gorani- Kuqi u mësoi për vite me radhë praktikën studentëve të stomatologjisë në vitet ’90-të, gjatë sistemit paralel të arsimit. Përmes ekraneve të instalacioneve, vizitorët do të dëgjojnë rrëfimet për eksodin biblik dhe organizmin e sistemit paralel të mësimit në Kosovë gjatë viteve 1990-1999.
Gazetarja dhe producentja Jeta Xharra tha se prezantimi i ‘Reporting Hous” në Kukja është rezultat i ftesës së organizatorëve të festival dhe janë hapur në dy dhoma të veçanta. Në njërën prej dhomave, ka thën ajo, janë artefakte prej vagonëve të trenave që e i kanë bartur tw dëbuarit gjatë viteve të 90-ta.
Ndërsa, në dhomën tjetër është një karrige stomatologjike e shkollave shtëpi gjatë viteve të ’90-ta. “Në atë kohë Merita Gorani- Kuqi që ka qenë stomatologe e ka mbajt mësimin nn ordinancën e vet, në banesë ku s ka pas leje dhe në mënyrë të fshehtë i ka sjellë studentët me mbajtur praktikën, madje me ka lënë përshtypje se si i ka sigurua pacientët në atë kohë në shkollat shtëpi.
E ka bërë marrëveshjen me një shtëpi shkollë fillore që t’i dërgojnë nxënësit tyre që kanë pas nevojë me i pastrua dhëmbë”- tha ajo. Ndërsa, kuratori Gazemnd Ejupi është shprehur se ekspozita janë rezultat i një punës të vazhdueshme të puëns së “Reporting House” për ruajtjen dhe prezantimin e kujtesës.
Sipas tij, një nga elementet më të veçanta të prezantimit të “Reporting House” është edhe rikrijimi i shkollë-shtëpisë, ku gjatë viteve ’90 një dentiste hapi ordinancën e saj për t’u shërbyer studentëve të Stomatologjisë si hapësirë për mësim. “Për herë të parë, kjo histori po prezantohet përmes artefakteve fizike, duke e bërë kujtesën më të prekshme dhe më autentike”- tha ai.
Ai tha se edhe tema e sivjtmë të festivali “Kujtesa” i përshtatet konceptit të punës së “Reporting House”. “’Etno Fest’-i ka një histori për mbi 16 vjet, vlera e tij janë shume të madha, titulli i sivjetmë është kujtesa e cila i përshtatet shumë konceptit tonë që kemi punuar deri më tash”- tha ai.
Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i festivalit “Etno Fest” është hapur më 3 gusht në fshatin Kukaj të Prishtinës, duke shënuar fillimin e një udhëtimi që këtë vit i kushtohet Kujtesës. Edicioni i sivjetmë i këtij mbyllet më me ndarje e çmimeve të festivali. Pamje nga instalacioni “Eksodi ‘99”. Foto: KALLXO.com. Pamje nga instalacioni “Shtëpia Shkolla”. Foto: KALLXO.com.
Pamje nga instalacioni “Shtëpia Shkolla”. Foto: KALLXO.com.
