Turqia krijon pakt të ri mbrojtjeje, ngjan me Nenin 5 të NATO-s –

0%

Ministri i Jashtëm i Turqisë tha se marrëveshja e mbrojtjes e nënshkruar nga Turqia, Pakistani dhe Arabia Saudite nuk e shënjestron Iranin, megjithëse u shpreh se, teknikisht, ajo është e njëjtë me Nenin 5 të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj njërit konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve të aleancës.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se paktit – i nënshkruar më 7 gusht nga udhëheqësit e tre vendeve – mund t’i bashkohen edhe Egjipti dhe vende të tjera, pasi të zgjidhen një sërë çështjesh teknike. “NATO është një aleancë e madhe ushtarake ku bëjnë pjesë 32 vende. Ne kemi nisur këtu si tre vende dhe duhet të ndërmarrim hapa shumë modestë, por konkretë”, tha ai.

Fidan deklaroi se do të krijohet një komitet ministrash, i ngjashëm me atë brenda aleancës së NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm, me seli në Arabinë Saudite. Kryediplomati turk nuk tregoi se çfarë çështjesh duhet të zgjidhen që t’i hapet rrugë bashkëngjitjes së Egjiptit në marrëveshje ku bëjnë pjesë shtete me shumicë myslimane sunite.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më 7 gusht, udhëheqësit e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit u takuan në qytetin saudit të Mekës për të nënshkruar marrëveshjen e përbashkët të mbrojtjes, që synon forcimin e “parandalimit kolektiv ndaj çdo akti agresioni”. Qeveria turke tha se “marrëveshja nuk bie ndesh me angazhimet e aleancave ekzistuese ndërkombëtare të Turqisë, përfshirë ato që qëndrojnë në thelb të NATO-s”.

Turqia është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.

Burimi: Telegrafi