Është reduktuar koha e pritjes në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë qytetarët që hyjnë në Kosovë po presin deri në 10 minuta, ndërsa në dalje pritjet janë rreth 10 minuta. Pritje deri në 15 minuta janë regjistruar edhe në dalje në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje janë më të shkurtra dhe variojnë nga 2 deri në 5 minuta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
