Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet për Lojërat

0%

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza është grumbulluar në Ferizaj, ku ka nisur fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përgatitjet e ekipit kosovar do të zhvillohen deri më 18 gusht, kur “Dardanet” do të udhëtojnë drejt Tarantos së Italisë, ku do të zhvillohet gara.

Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndeshjen e parë në këtë kompeticion, Kosova do ta zhvillojë më 20 gusht ndaj Greqisë, me fillim nga ora . Një ditë më vonë, më 21 gusht, nga ora , vajzat kosovare do të përballen me Algjerinë, ndërsa më 24 gusht, në të njëjtën orë, do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Faza e grupeve për Kosovën do të përmbyllet më 26 gusht, me përballjen ndaj Turqisë, e cila do të zhvillohet nga ora , ku dy ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale. Kombëtarja e Kosovës synon të zhvillojë një paraqitje sa më të mirë në këtë turne dhe të përfaqësojë denjësisht vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot