E zyrtarizon vetë Burnly, nuk ka ndryshim në këtë sezon për Armando

0%

Klubi i Burnly luan sot ndeshjen e parë zyrtare për sezonin e ri, me sfidën e Kupës së Ligës përballë Nots Kaunti që hap zyrtarisht edicionin për të. Para kësaj sfide, siç kërkon rregullorja, klubi ka zyrtarizuar numrat e fanellave të lojtarëve të tij për edicionin.

Këtu përfshihet edhe Armando Broja, i cili ka zgjedhur që për të dytin vit radhazi të mbajt të njëjtën fanellë në radhët e Bërnlit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mbajtur numrin 27 në edicionin e tij të parë te ky klub dhe do të mbajë të njëjtin edhe pas zbritjes në Championship sipas listës së zyrtarizuar nga Burnly.

Kjo sigurisht nuk përjashton një lëvizje të mundshme të Brojës në javët e mbetura të merkatos së verës, pasi emri i sulmuesit ka qarkulluar shpesh si një prej atyre të cilëve Bërnli po mundohet t’u gjejë një sistemim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, që nga ndeshja e sotme në Kupën e Ligës do të shihet nëse trajneri i ri Niki Hajen, do t’i japë apo jo mundësinë Brojës që të tregojë sa vlen dhe nëse e sheh si pjesë të planeve të tij.

Burimi: Bota Sot