LAMM: Pritje deri në 30 minuta në vendkalimet kufitare

0%

Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, por intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend në pikën kufitare Tabanocë është rreth 30 minuta. Në pikën kufitare Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

LAMM informon se nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë. LAMM rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalet e vendosura të trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Vëmendje e veçantë rekomandohet në seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi