Pas tensioneve që përfshinë seancën konstituive të Kuvendit, ku deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe më pas shpërthyen përplasjet fizike mes deputetëve, ka reaguar deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
Basha e ka kritikuar ashpër opozitën, duke thënë se në vend të diskutimit dhe marrëveshjes, ajo zgjodhi “sulmet e ofendimet”, përcjell “Bota sot”. Reagimi i plotë Kryeministri i fton për diskutim e marrëveshje, këta sulmojnë e ofendojnë! Edhe kush? Këta që Radojçiçin e pritshin në kryeministri e Listën Serbe e mbajshin në qeveri. Marrëzitë nuk kanë fund, por as populli nuk jau fal!
