Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit të vazhdojë sonte deri në mesnatë, me synim respektimin e afatit kushtetues. Në një prononcim nga holli i Kuvendit, Haziri tha se qëndrimi i LDK-së bazohet në respektimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e standardeve institucionale.
“LDK ka pritur dhe ka kërkuar, ka ftuar që seanca të mbahet sonte deri në ora , në mënyrë që të ruhen afatet kushtetuese, të ruhet fryma kushtetuese, germa kushtetuese dhe standardi që kemi arritur tash e sa vite duke qenë edhe udhëheqëse e institucioneve tona në Kosovë, duke qenë bashkëpjesëmarrëse në historinë tonë politike”, tha Haziri.
Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale” Ai shtoi se LDK-ja, sipas tij, duhet të vazhdojë të luajë rolin e garantuesit të institucioneve të Republikës. “Edhe sot, edhe asaj dite, besojmë se duhet të vazhdojmë të jemi gardianë të Republikës”, u shpreh ai.
I pyetur nëse deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në seancën e caktuar për të shtunën në orën , Haziri konfirmoi se grupi parlamentar do të jetë i pranishëm. “Natyrisht që grupi parlamentar i LDK-së takohet paradite, ne ftesën e kemi marrë sot për nesër nga ora ”, tha Haziri. / Telegrafi
