Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë,

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjini, përmes një reagimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me një situatë që po shihet me shqetësim nga qytetarët dhe miqtë e saj, ndërsa kundërshtarët e vendit po e shohin me gëzim.

“Sonte Kosovën e shohin me dhimbje qytetarët dhe miqtë tanë! Sonte Kosovën e shohin me gëzim të gjithë armiqtë”, ka shkruar Gjini. Opozita kërkon seancën sonte, VV e quan “shfaqje teatrale” Ai i është drejtuar drejtpërdrejt Kurtit, duke e akuzuar se po e dëmton rëndë vendin dhe po e çon Kosovën në një drejtim të rrezikshëm. “Albin Kurti, ti po ia qet faqen e zezë vendit tonë.

Po e fut në një rrugë të rrezikshme, në drejtim shkatërrues. Ke për t’u gjykuar rëndë për këtë fatkeqësi që po gatuan”, ka deklaruar Gjini. Në fund, kryetari i Aleancës është shprehur optimist për të ardhmen e Kosovës, duke thënë se vendi do të forcohet dhe zhvillohet pavarësisht dëmit që, sipas tij, po shkaktohet nga qeverisja e Kurtit. “Kosova jonë ka me u forcu, e me u rrit, pa ty.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përkundër dëmit që po ia shkakton. Ndërsa edhe ata që të ndjekin qorrazi, njëjtë do të përfundojnë”, tha Gjini. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi