Kraki: Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit nisi më 6 gusht,

0%

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka thënë se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, duke argumentuar se ai ka nisur të rrjedhë vetëm pas betimit të deputetëve dhe fillimit të seancës konstituive, të enjten, më 6 gusht.

Kraki ka kundërshtuar interpretimet se afati për konstituimin e legjislaturës së re përfundon tani, duke thënë se deputetët para betimit nuk kanë pasur mundësi të veprojnë në këtë proces. “Krejt ata që mendojnë se afati për konstituimin e Kuvendit kryhet sonte, janë gabim. Me ose pa vetëdije, po është diçka krejt e thjeshtë e bazike kur bëhet fjalë për norma kushtetuese”, ka thënë Kraki.

Sipas tij, afati prej 30 ditësh nuk mund të llogaritet nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. “30-ditëshi që deputetët e kanë në dispozicion për ta konstituar Kuvendin nuk ka mundur të fillojë ditën kur janë certifikuar rezultatet. Sepse deri dje ne nuk kishim deputetë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ne para betimit nuk e kishim asnjë mundësi të vepronim” , ka deklaruar ai, në një videoparaqitje në Facebook. Deputeti i VV-së ka argumentuar se ligjvënësit nuk kanë rol në përcaktimin e datës së seancës konstituive, pasi ajo caktohet nga Presidenca. “Seanca caktohet nga Presidenca dhe pastaj fillon jeta parlamentare, ditën kur nis seanca konstituive.

Prandaj, afati 30-ditor mund të niste veç dje. Sepse nga dje e tutje, ne si deputetë kemi mundësi tash e tutje me vepru. Jemi deputetë, jemi betuar dhe ka nisur seanca” , është shprehur Kraki. Ai ka ngritur pyetjen se çfarë mundësish kanë pasur deputetët për të vepruar para betimit. “A kishte mundësi deputeti t’ia obligonte Presidencës një datë tjetër për seancë? Jo.

A kishte mundësi deputeti të angazhonte bisedime që t’i plotësonte postet apo të konstituonte Kuvend para betimit? Jo”, ka thënë ai. Kraki u ka bërë thirrje përfaqësuesve të shoqërisë civile, opozitës, deputetëve, mediave dhe analistëve që të mos nxitojnë me interpretimet rreth këtij afati.

“Mos u ngutni, ju të shoqërisë civile, ju dashamirët e opozitës, kolegë të dashur deputetë, media, analistë – s’keni nevojë me u ngut. Nuk po flas për politika ose parti, po flas për norma kushtetuese ”, ka deklaruar ai. Sipas deputetit të VV-së, nëse kjo çështje përfundon në Gjykatën Kushtetuese, duhet të merret parasysh se deputetët nuk kanë qenë në pozitë për të vepruar para betimit.

“Nëse kjo çështje shkon në gjykatë, gjykata nuk ka opsion tjetër të mundshëm përveç që të thotë se deputetët nuk kanë qenë në situatë veprimi efektiv para betimit. Prandaj, nuk mund të akuzohen se nuk e kryen një punë për të cilën nuk e kanë pasur veglën e nevojshme, autorizimin e nevojshëm, që është të qenit deputet i betuar”, ka thënë Kraki.

Ai konsideron se legjislatura aktuale nuk mund të mbahet përgjegjëse për moskonstituimin e Kuvendit para fillimit të seancës konstituive. “ Nuk mundet me u akuzu Kuvendi i tashëm, legjislatura e tashme, që nuk u konstitua, sepse nuk kishte filluar seanca deri dje”, ka shtuar ai.

Kraki ka thënë se, sipas këtij interpretimi, Kuvendi ka afat deri më 5 shtator për ta përmbyllur procesin e konstituimit. “Nesër seanca vazhdon dhe ne i kemi deri më 5 shtator. Tash 30-ditëshi shkon deri më 5 shtator që të mbyllet konstituimi”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se afati 30-ditor nuk është i përcaktuar në Kushtetutë, por buron nga një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me një bllokadë të mëhershme institucionale. “Në Kushtetutë nuk ka afat, por afati 30-ditor ka dalë në një aktgjykim në kohën kur ishte bllokada e par ë”, ka përfunduar Kraki.

Burimi: Bota Sot