Klubi i Trabzonspor ka bërë një nga goditjet më të bujshme të vitit duke nënshkruar me Mohamed Salah, të sapolarguar nga Liverpuli. Një lëvizje që u shoqërua edhe me një ndryshim për Ernest Muçin pasi i dha futbollistit egjiptian fanellën me numrin 10.
Futbollisti shqiptar pranoi menjëherë që të dorëzonte numrin tek egjiptiani, ne shenjë respekti për këtë lojtar, duke marrë falënderimet e tifozëve por edhe presidentit të klubit i cili e lavdëroi publikisht. Tashmë duket se sulmuesi shqiptar nuk ka vonuar që të gjejë një numër të ri për fanellën e tij në këtë sezon.
Mësohet se tani e tutje, Muçi do të mbajë numrin 7 me klubin turk, me të cilin do të zhvilloje nesër ndeshjen e tij të parë në një miqësore kundër Goztepe. Ai kishte shënuar golin e fitores në ndeshjen e fundit miqësore me Trabzonsporin ku mbante ende numrin 10 e tashmë do të shihet nëse do të debutojë me gol me fanellën e re.
