Boluspori i Anxhelo Tafas, e nisi me humbje kampionatin, teksa u mposht me përmbysje 1:2 Manisan në duelin e javës së parë të Ligës së Parë turke. Skuadra e ish-portierit të Tiranës, kaloi e para në avantazh në minutën e 7-të me Kacmaz, ndërkohë që Manisa arriti të përmbyste rezultatin që në pjesën e parë.
Fillimisht ishte Anziani që vendosi baraspeshën me 11-metërsh, ndërkohë që Lindseth shënoi për 1:2. Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Ne total skuadra mike regjistroi 5 gjuajtje në kuadrat, 3 prej të cilave u neutralizuan nga Tafas. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për gardianin 26-vjeçar me skuadrën e re.
