Nata e katërt e “Etno Fest” 2026 nisi me debatin në temën: “Dëshmi, dinjitet dhe shpresë”, organizuar nga KRCT (QKRMT). Një ballafaqim sy më sy me kujtesën, me dhembjen që nuk duhet ta harrojmë.
Duke aktivizuar kujtesën ballafaqohemi me të për të tejkaluar gjendjen e shkaktuar nga dhuna jo vetëm ato dhe ata kanë përjetuar dhunën seksuale dhe kanë mbijetuar, e meritojnë një jetë të mbushur me gëzime jete dashuri e trajtim respektues, por edhe familjarët e tyre dhe gjithë shoqëria kosovare që ka qenë e prekur nga ky lloj i dhunës.
Folësja e pare, Feride Rushiti, drejtuese e organizatës, falënderoj “Etno Fest”- in që u ka dhënë hapësirë rrëfimeve të trishta të mbijetuarve nga dhuna seksuale siç janë Ramadan Nishori, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri -Sylejmani.
Ekspozita “Sy më sy” këtu në “Etno Fest” është e veçantë sepse të gjithë pjesëmarrësit kanë mundësi që të shikohen sy me sy fatkeqësinë përmes retinës së të dhunuarve që duke regjistruar fillimisht energjinë e dhembjes , e cila pastaj kthehet në energji motivuese e cila u duhet të mbijetuarve dhe të gjithë neve për të vazhduar jetën.Pas luftës është nxjerr në pah narrativa e heroizmit ndërsa pjesa e dhunuar e jetës për shumë njerëz ka mbetur e ndrydhur në shpirtin e të dhunuarve që janë mbi 20 mijë burra dhe gra me këtë plagë shpirti të pa shprehur publikisht.
Një kohë mentaliteti toksik çështjen e dhunimit e ka trajtuar si kategori nderi andaj ka qenë vështirë me vepruar nën ndikimin e stigmës që një masë e shoqërisë i ka vë kësaj kategorie. Dita kur Vasfija ka shkuar në vendin ku e ka përjetuar dhunën data 14 prill tashmë është data kur shënohet dita e të mbijetuarve nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Pas Feride Rushitit fjalën e mori Shyretja e mbijetuara e dhunës seksuale, posa nisi të flas u step sikur edhe njëherë e përjetoj heshtjen e dhembjes të mbyllur tek vetja një qetësi si reflektim pastaj audienca shpërtheu në duartrokitje mbështetëse dhe Shyhretja vazhdoj rrëfimin e saj përkatësisht shtytjen që ka pasur nga brenda për të bërë publike përjetimin e saj të dhembjes.
Dhuna seksuale nuk është vetëm tragjedi individuale por është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Drejtësi do duhej të identifikoj dhe gjykoj dhunuesit herë do kur. E vërteta as nuk duhet të harrohet as të relativizohet.
Duke folur për dhunën nuk do të thotë të mbajmë gjallë urrejtjen por vetëm se i japim fuqi zërit që thërret drejtësinë që të aktivizohet për të kap kryesit dhe dënuar ata për këto akte monstruoze, por edhe që shoqëria ti kuptoj e kuroj këto plagë pa i stigmatizuar, ishte mesazhi i të mbijetuarës Shyhrete Sylejmani.
Ramadan Nishori tha: “ para se të publikoj rastin tim kam pas sfidat brenda vetes, andaj Ramadani nis nga përvoja e tij fton të mbijetuarit që të lajmërojnë rastet, pa hezitim. Shpesh kam menduar për vetëvrasje, por, me ndihmën e familjes dhe shoqatës tash jam këtu ku jam dhe dua tu jap kurajë të tjerëve që të lajmërojnë në institucione atë që u ka ndodhë dhe mos ta mbajnë në vete.
Mos hezitoni kërkoni ndihmë psiklogjike që ti ndihmoni vetes. Unë, vazhdoi Ramadani me plotë emocion, prej se e kam rrëfyer të ndodhurën kam filluar të jetoj.
Historia e Vesfijes, Shyhretes dhe Ramadanit ka ndryshuar rrëfimin për këtë kategori të mbijetuarëve, tramuat dhe lëkundjet psikologjike të të cilëve janë bartur edhe tek pjesëtarët e familjes deri edhe tek fëmijët e lindur në familjet e të mbijetuarve të cilët ende heshtin.
Shërimit të kësaj plage i kontribuohet duke bërë publike rastet, e që pastaj ato të mund të trajtohen edhe përmes artit e kulturës siç ndodhi sot në “Etno Fest” për çka Feride Rushiti falënderoj nikoqirët e “Etno Fest”-it Fadil Hysaj dhe Shqerie Buqaj për mundësinë që iu dha organizatës që të mbajë dritën ndezur të kujtesës për këtë kategori fatkeqe.
Pas kujtesës për tragjiken e luftës me një koncert artistik u paraqit grupi “Dardanus” nga Tetova me solisten sporano Besarta Murtezani e cila në nivel të lartë artistik interpretoi këngë të vjetra arbreshe.
Orkestra fantastik ekzekutoj valle matjane udhëhequr nga Vullnet Neziri me fyell i cili ekzekutoj edhe kompozimin “Lulet e marsit”, kompozuar nga Ylber Asllani kushtuar sakrificës së Familjes Jashari, duke prekur emocione deri në lot.
Në përgjithësi ishte një mbrëmje fantastike me solisten Murtezani dhe orkestrin “Dardanus” të cilët me paraqitjen në Etno Fest prekën ndjenjat e mysafirëve deri aty ku e bukura takohet me vetën dhe bëhet art një pikësynim i projektuar i “Etno Fest”-it.
Pas pikëtakimit me artin muzikor mysafirët patën rastin të shohin shfaqjen “Pylli” Florian Zeller regjia e Erson Zymberi produkcion i Teatrit “Bekim Fehmiu” Prizren. Ngjarja skenike e “Pylli”- të të Zellerit krahasohet me pyllin narrativ të Umberto Ekos, lexuesin në këtë rast spektatorin e dërgon në pyll , pastaj ai le të gjendet si mundet.
Personazhet Pierri, Ana dhe Sofia në një marrëdhënie trekëndëshi, shumëzohen, ndryshohen e projektohen edhe në figura tjera. Një gjendje ankthioze e cila shkaktohet tek ata që shkelin norma martesore, kode dashurie duke krijuar marrëdhënie për një përdorim të cilat pastaj shtojnë kërkesa tjera dhe këtu lind problemi që prodhon dramë.
Leximi regjisorial ishte në korelacion me trajtimin dramaturgjik që Zeller i bënë kësaj teme ku përzihet gjithçka për të dekoduar një moral të rrejshëm. Ndoshta hapësira skenike e pamjaftueshme i kishte përlyer disa skena që do duhej të ishin më të konturuara sado që ambienti skenik synonte dhe ishte klaustrofobik.
Interpretimi i Xhevdet Dodës, Beslidhje Bytyqit, Alban Krasniqit, Hajat Toçillasë i përgjigjej gjendjes ankthioze duke operuar brenda kësaj gjendjeje me sukses.
Mbase si në disa shfaqje “trend” (edhe pse në Teatër nuk ka trendë) përdorimi video teknologjisë nuk ndihmonte në zbërthim e ngjarjes as nuk përplotësonte formulimin e karaktereve të personazheve dhe si e tillë dukej efekt i panevojshëm.
Shfaqja me temën që trajtonte prekte shqetësueshëm moralin e dyfishtë në raportin publiko – privat të jetës së personazheve në skenë duke reflektuar tek ata që ishin spektatorë që ishte mesazh i shfaqjes.
Mbrëmja e katërt u përmbyll me Xuxin një këngëtar karizmatik që argëtoj mysafirët me paraqitjen e tij duke interpretuar këngë nga repertori i tij dhe këngë tjera të popullarizuara të cilat mysafirët i përcillen me vallëzim. Pame nga nata e 4-të e ”Etno Fest” 2026. Foto; Agron Gërguri/EtnoFest. Pame nga nata e 4-të e ”Etno Fest” 2026. Foto; Agron Gërguri/EtnoFest.
Pame nga nata e 4-të e ”Etno Fest” 2026. Foto; Agron Gërguri/EtnoFest.
