Transferimi i Fisnik Asllanit te RB Leipzig ka dështuar në momentet e fundit, pavarësisht se marrëveshja mes palëve ishte negociuar dhe konsiderohej praktikisht e përfunduar. Sipas Sky Sport Deutschland , transferimi është bllokuar për shkak të shqetësimeve mjekësore të evidentuara gjatë kontrolleve.
Raportohet se Leipzig dhe përfaqësuesit e Asllanit kishin negociuar të gjitha detajet e marrëveshjes. Sulmuesi shqiptar pritej të nënshkruante një kontratë afatgjatë me klubin gjerman, e cila do ta mbante atë në Leipzig deri në vitin 2031. Marrëveshja parashikonte një paketë financiare prej rreth 25 milionë eurosh.
Megjithatë, pavarësisht dakordimit për kushtet, transferimi nuk do të realizohet. Kontrollet mjekësore ndryshuan gjithçka në momentet e fundit, duke bërë që Leipzig të tërhiqej nga operacioni. Si pasojë, Asllani nuk do t’i bashkohet klubit gjerman. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
